13 pacientë me Covid-19 dhe 23 post-Covid janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas njoftimit për media, me oksigjeno-terapi janë shtatë pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar një pacient me maskë oksigjeni.
Njoftohet se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar pesë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 20 pacientë post-COVID. Në mjekimin Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient me maskë oksigjeni.
Ndërkaq në spitalin e Gjakovës po trajtohen tre pacientë, atë të Pejës pesë pacientë dhe në spitalin e Ferizajt dy pacientë.