Në shenjë solidarizimi me 50 jetë të humbura, në dy xhami si pasojë e dy sulmeve terroriste në Zelandë të Re, Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të premten, kur edhe bëhet një javë nga vrasja të bëhen lutje për viktimat e këtyre sulmeve, transmeton Reporteri.net
Këtë njoftim BIK e ka bërë përmes llogarisë në Facebook ku thuhet se e premtja do t’i kushtohet parimeve të mësimeve islame për ruajtjen e paqes dhe të mirëbesimit.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që, ditën e premte, 22 mars 2019, në të gjitha xhamitë e Kosovës, hytbeja e xhumasë t’i kushtohet parimeve e mësimeve islame për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes, mirëbesimit, respektit ndaj tjetrit dhe bashkëjetesës me etni e besime të tjera” thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.