×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë”, komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

    Reporteri
    05 Shtator 2026 | 21:56

    Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

    Komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar drejtësi dhe lirinë e tyre.

    Nga Zona Operative e Llapit, bashkëluftëtarët kanë shprehur besimin e tyre në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe kanë ritheksuar se në çdo rrethanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të luftëtarëve të lirisë.

    Mesazhi i tyre është i qartë: sakrifica për lirinë e Kosovës, historia e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm.

    “Zjarri i Lirisë” vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar zërin e luftëtarëve dhe qytetarëve në kërkesën për drejtësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!