×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën ndikim të alkoolit kanos gruan dhe vajzën e tij, arrestohet gjakovari

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 11:42

    Një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kërcënuar gruan dhe vajzën e tij.


    Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme është vënë në pranga një burrë në Gjakovë pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën e tij”, njofton PK.

    Sipas policisë, i njëjti është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

    “Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, theksohet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!