×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: Një vit që institucionet u qëndruan më pranë qytetarëve

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 10:30

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në seancën e Kuvendit ka folur për, siç u shpreh ajo, arritjet e Qeverisë.

    “Ky vit ishte me shumë shpresë. Një vit që institucionet shtetërore qëndruan më pranë qytetarëve. Kjo duhet të na shërbejë si frymëzim”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.

    Bogujevci ndër tjera ka folur edhe për pandeminë.

    “Dua të falënderoj ministrin Arben Vitia për punën që ka bërë”, u shpreh ajo.

    “Ne kemi punuar edhe për shtesat për fëmijët e nënat. Ishim ne që ndihmuam bizneset. Kosova këtë vit ka shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik në rajon. Kosova po shëndrrohet në një partner serioz që ofron siguri në rajon. Ne po godasim krimin pa dallim etnie. Lajmet e mira për të rinjt e të rejat ishin në aspektin arsimor. Mos të harrojmë se për shkak të Omicronit duhet të mobilizohemi për respektim masash”, u shpreh tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!