Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë për rikonstruktimin e një rruge regjionale në Gjakovë.
Këtë, ai e ka bërë të ditur përmes faqes së tij në facebook.
“Sapo nënshkrova kontratën për rikonstruktimin e rrugës regjionale R-112, segmentin Bishtazhin – Damjan me gjatësi 12.6 km. Vazhdojmë me projekte në interes të qytetarëve!”, ka shkruar Ministri Lekaj.