×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër Kosova dërgon mostra në Gjermani për testim të variantit Omicron

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 15:43

    Varianti Omicron tashmë ka nisur të përhapet edhe në disa vende në Evropë. Për ta larguar çdo dyshim se mund të jetë ekzistent në vendin tonë, Kosova nesër më 7 dhjetor do të nisë në Gjermani disa mostra për testim të këtij varianit.

    Drejtori i Deparamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, konfirmoi se mostrat nisen nesër.

    Megjithatë, kur është pyetur se nëse këto janë mostra të rastësishme apo ka ndonjë dyshim rreth variantit Omicron në Kosovë, ai ka mohuar se varianti ekziston dhe se mostrat janë marrë në mesin e atyre që kanë rezultuar pozitive.

    “Mostrat janë zgjedhur në mesin e pozitivëve, numri i saktë që dërgohet do të shihet nesër”, u shpreh ai për Reporteri.net.

    Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

    Ky varian u përhap fillimisht në Afrikën e Jugut, dhe prej atëherë po përhapet në shumë shtete të botës./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!