×
  • Lajme
  • Lajme

    Newsweek e pyet Gervallën për raportet e Kurtit me Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 12:50

    Revista amerikane “Newsweek” ka realizuar një intervistë me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, të cilën e kanë pyetur edhe rreth raporteve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me administratën e Joe Biden, meqë në Samitin e Demokracive të organizuar nga SHBA-ja është ftuar vetëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ministrja e Jashtme, siç shkruan “Newsweek”, ka hedhur poshtë çfarëdo sugjerimi se Shtëpia e Bardhë po i ftohë raportet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

    “Na takon neve të bindim miqtë dhe aleatët tanë për hapat që po ndërmarrim në fusha të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.

    Ajo tutje ka shtuar se s’ka kurrfarë dyshimi se SHBA-ja është fuqishëm në anën e Kosovës.

    “Por nuk ka asnjë dyshim dhe nuk duhet të ketë; Shtetet e Bashkuara po qëndrojnë shumë fuqishëm në anën tonë”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

    Gërvalla tutje ka folur edhe për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për kërcënimet e Serbisë dhe Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!