×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 2017-ta vdiqën mbi 280 persona në aksidente, këtë fillimvit 15

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 8:50

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes derisa edhe ka dhënë disa rekomandime.

    Sipas Institutit, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur në vitin 2017, 129 në 2018 dhe të tjerët, 15 këtë vit.

    Sipas tyre shkaqet e aksidenteve janë të ndryshme por shkaktari kryesor është njeriu.

    “Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil”, thuhet në reagimin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, transmeton Reporteri.net

    Ekspertët e Institutit Kombëtar thonë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë të kërcënuar nga aksidentet e trafikut rrugor e sidomos është brengosës fakti se ndër viktima ka të përfshirë fëmijë.

    Dje 3 persona, njëri 20 vjeç, tjetri 21 dhe një 23 vjeçar, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Shtime-Suharekë përkatësisht në Qafë të Dulës. Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të tipit golf 6, një kamioni si dhe një kombi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!