×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Çështja e presidentit

    Nga LDK i reagojnë Kurtit, Bajrami: Krejt Kosova po e di që ja ke mësy me kapë shtetin, por s’ka me ndodhë

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 20:46

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, duke e komentuar se ai i “ftoi sa për t’ia bërë kuorumin”.

    “Albin Kurti sapo na ftoj me ja ba kuorumin, tha e tërheqi kandidatën që i ka zero vota, e lë atë që i mori 64 vota, ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë”, shkruan Bajrami në Facebook.

    “Albin, krejt Kosova e po e din që ja ke msy me kapë shtetin, por kjo nuk ka me ndodhë”, është shprehur tutje ajo.

    “Qytetarët gjithashtu e kanë të qartë kristal se kush po i dërgon në zgjedhje prapë, kot i mban 20 konferenca brenda ditës”, përfundon Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!