Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri me inicialet, F.D., për shkak të veprës penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.
Sipas komunikatës, i pandehuri F.D. me paramendim, me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’, ka depërtuar në brendi të Sirisë, si dhe pas regjistrimit në këtë organizatë, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.
Me këto veprime i pandehuri F.D., ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.