×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet kallëzim penal ndaj kryeimamit kosovar Tërnava, me pretendimit se ka vjedhur 300 mijë marka

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 10:38

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, do të përballet me një kallëzim penal, të ngritur nga teologu, Emin Behrami, i cili pretendon se kryimami kosovar ka vedhur 300 mijë marka gjermane.


    Kallëzimi penal është ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Kjo akuzë myftiut Tërnava i bëhet për kohën kur ai ishte drejtor i Medresesë Alauddin në Prishtinë.

    Teologu Behrami në kallëzimin penal, thotë se Tërnava i kishte vjedhur 300 mijë marka, dhe më pas ishte arsyetuar se shumën e parave në fjalë e kishte futur në arkaën e Medresesë.

    Por më vonë të njejtat para ishin shpallur si të vjedhura. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!