×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Nis mbledhja e KQZ-së, a do të certifikohen kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet lokale?

    Reporteri
    21 Gusht 2025 | 17:17

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot në orën 17:00 mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025.

    Në këtë mbledhje po marrin pjesë anëtarët e KQZ-së, përfaqësues të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, si dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

    Në rendin e janë certifikimi i subjekteve kryesore politike dhe kandidatëve të tyre, përfshirë certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe.

    Lidhur me këtë foli sot edhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati. Pas takimit që pati me Kurtin, ajo ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, veprimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes që po synojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ pikërisht sot do të bëjë certifikimin e partive.

    Prattipati i shkon në zyre Kurtit, shpreh shqetësim: Po shqyrton që t’i përjashtojë partitë serbe nga zgjedhjet lokale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!