×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis nxjerrja e kufomave, në Aeroportin e Shkupit edhe Presidentja Osmani

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 12:25

    Në Aeroportin e Shkupit para pak minutash kanë arritur dy aeroplanë ushtarak me 45 trupat e pajetë të atyre që u aksidentuan tragjikisht në Bullgari.

    Krahas zyrtarëve të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria.

    Atje është presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, derisa nga Shqipëria Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi,  kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

    45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

    Në pritje të tyre ka dalur edhe delegacioni shtetërorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!