×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Nis protesta në Hagë, shqiptarë nga anë e mbanë botës kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

    Reporteri
    14 Shtator 2025 | 14:04

    Protestuesë të shumtë janë mbledhur në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarë nga diaspora, bashkëluftëtarë të UÇK-së e të tjerë nga Kosova janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.

    Para vendit ku dhe ishte paralajmëruar për protestë, të shumtë ishin ata që protestuan edhe para Gjykatës Speciale.

    “Liri për shqiptarë”, “Hashim ti ku je, krejt Kosovën në dorë e ke”, “Krejt Kosova UÇK”, ishin veç disa nga parullat që brohorisnin qytetarët e mbledhur aty.

    Protesta po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!