Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së re, Kurti 3.

Në sallë janë të pranishëm 116 deputetë, teksa Kurti po paraqet ekspozenë, shkruan Reporteri.net.

Gjatë ekspozesë, ai tha:

Reklamë

“- Do të prodhojmë dronët luftarakë “Made in Kosova”

-Do të punojmë me këdo që shtrin dorën e bashkëpunimit

-Qeveria do të mbrojë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në çdo cep të vendit”.

Më pas do të prezantojë para deputetëve emrat e anëtarëve të kabinetit të tij.

Reklamë

Për miratimin e qeverisë, Kurti ka nevojë për votën e shumicës së deputetëve të Kuvendit, që do të thotë së paku 61 vota.

Gjatë ditës së sotme u konstituua legjislatura e re e Kuvendit, duke i hapur rrugë procesit të votimit të qeverisë. Kryetare e Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, me 66 vota, ndërsa u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të tjerë.

Me këtë hap, Kuvendi është gati të vazhdojë me procedurat për formimin e ekzekutivit të ri./Reporteri.net/