×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis shtrimi me zhavorr në rrugën “Muharrem Fejza”

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 14:56

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë sot në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, aty ku tash e sa vjet banorët ankohen për infrastrukturën, shkruan Reporteri.net.

    Rama në një shkrim në Facebook ka thënë se po merret intensivisht me çështjet në atë lagje.

    “Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme. Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje”, shkroi Rama.

    Rama thotë se ka vendosur të marrë masa të përkohshme për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

    “Kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit. Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë”, njoftoi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!