×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi i Haradinajt me zyrtarin britanik, temë taksa ndaj Serbisë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 13:10

    Kryeministri Ramush Haradinaj sapo ka pritur në zyrë Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtem britanike, Richard Moore.

    Siç edhe ishte paralajmëruar, takimi ekskluzivisht do të merret me mundësinë për heqjen e taksës si dhe vazhdimin e dialogut, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, pas disa takimeve në Kuvend, vetë Moore kishte paralajmëruar se ka një mesazh të mirë për Haradinajn që, siç tha ai, do t’ia jepte në takim.

    E Limaj, që mbajti takim më herët me zyrtarin britanik, theksoi se kërkesë e Britanisë është heqja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

    Ndryshe, këtë gjë Haradinajt ia kërkuan edhe dy këshilltarët kryesorë të kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matias Litenberg./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!