Nis votimi për kryesues të Asamblesë në Prishtinë

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë Komunale të Prishtinës. Fehmi Kupina i LDK-së është i vetmi propozim.

Nga 51 asamblistë, për t’u zgjedhur kryesuesi duhen 26 vota pro.

Afati i fundit për të zgjedhur kryeasamblistin në Prishtinë është 6 janari. Po që se nuk zgjidhet deri atëherë, Prishtina shkon në zgjedhje të reja lokale për Asamble.

Propozohet emri për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës