Nga Nisma Socialdemokrate kanë deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, për të kërkuar vota për mandatarin Glauk Konjufca.
Deputetja e kësaj partie, Arbëresha Krasniqi, ka thënë se edhe nuk kanë pasur interesim që ta votojnë, shkruan Reporteri.net.
“Nuk ka pas asnjë takim në këtë kohë. Nuk ka pranuar asnjë ftesë nga ana e VV për të pas votë për të mandatuarin e dytë. Nisma për këtë pjesë nuk ka qenë absolutisht e gatshme që edhe të jap kontributin për të ardhë deri te vota apo formimi i Qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi para seancës./Reporteri.net