×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se u vetëvar

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 17:26

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës ‪14:47 në Qendrën e Paraburgimit Prizren, i paraburgosuri me inicialet F.I, i lindur më 1987, ka vdekur. Sipas SHKK-së, viktima dyshohet se ka vdekur si pasojë e vetëvarjes në dritaren e banjos së dhomës.

    SHKK thotë se lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

    “Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë”, thuhet në njoftim.

    Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.

    “Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar. Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur  dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, përfundon raporti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!