×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë nga Peja gjendet i vdekur në një kanal

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 9:07

    Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

    Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës. Viktima është gjetur i shtrirë në një kanal, ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

    “Pejë 08.12.2021-08:02. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!