Argumentet e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, i shërbyen për referencë në bartjen e fajit te Kosova për moskonstruktivitet në dialog, Kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Drejtori i Përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Julian Braithwaite, në një diskutim me kryekuvendarin serb ia miratoi këtë “konstruktivitet” palës serbe në trakimin trilateral në Bruksel këtë të hëne.

“Kosova ka qenë temë e vështirë për dekada, por është e rëndësishme që Beogradi të mbetet i përkushtuar për dialog dhe ulje të tensioneve, gjë të cilën ju e dëshmuat në Bruksel”, ka thënë Braitwhite.

Reklamë

Mes tjerash, siç thuhet në komunikatën e Kuvendit të Serbisë, Braitwhite e mirëpriti “konstruktivitetin dhe gatishmërinë për kompromis” nga Beogradi.

Orliç duke u thirrur në deklarat e Josep Borrell se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që refuzoi propozimet për targa, tha se “është e qartë se cila palë kujdeset për ruajtjen e paqes”.

Qëndrimin e Kosovës se nuk mund të ketë Asociacion një-etnik, Orliç e quajti “dëshmi të qartë papërgjegjësie dhe qëndrim të hapur destruktiv”./Reporteri.net/