×
  • Lajme
  • Lajme

    Një familje në Rugovë e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga komuna e Pejës

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 22:36

    Një familje shqiptaro-amerikane është mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë.

    Dede Nikolla thotë për KosovaPress se janë të bllokuar dhe kërkon ndihmën e komunës.

    “Jemi dy shqiptaro amerikan jetojmë në Stankaj-Rugovë por nuk po mund të lëvizim pasi rrugën e kanë pastruar deri te Kulla e Rugovasit, por jo edhe rrugën deri te ne, që i bije 400 metra më larg. Komunës së Pejës i kërkojmë ndihmë dhe të ketë mëshirë për dy pleq 68 e 75, vjeç, Dede Nikolla e George Filipi”, tha ai, duke shtuar se në atë pjesë ka edhe shtëpi tjera e që nuk janë rezidentë siç janë ata gjatë dimrit.

    Nuk dihet nëse nga Komuna e Pejës e kanë pranuar këtë kërkesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!