Sot rreth orës 15:00 policia ka pranuar një informatë se në rrugën “B” në Prishtinë, në një qendër tregtare ka ndodhur një therje, shkruan Reporteri.net.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka konfirmuar për një të lënduar.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një e dyshuar.
Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.