×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 10:46

    Një i burgosur në Dubravë ka vdekur të mërkurën në Spitalin Rajonal të Pejës, shkruan Reporteri.net.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se 71-vjeçari S.L. po trajtohej për sëmundje të shumta.

    “Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

    S.L. ishte dënuar për vrasje të rëndë.

    Sipas njoftimit, tash po zhvillohen procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!