×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për burrin që plagosi dje gruan e tij në Mitrovicë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 16:49

    Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar sot masën e arrestit prej një muaji të dyshuarit R.F., i cili një ditë më parë në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë drejt saj.


    Mbi të dyshuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gjykata vendosi për një muaj arrest pas kërkesës së Departamentit për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!