×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të miturin gjilanas, dyshohet për dhunimin e një të miture

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 10:05

    Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30-ditësh të miturit E.B.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualit të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale”, thuhet në njoftim.

    Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi.

    “Me datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!