×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim personit që tentoi ta vriste bashkëshorten në Gjakovë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 16:17

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaji të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të ngelur në tentativë.

    Më 19 dhjetor 2021, në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., në Gjakovë, ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!