×
  • Lajme
  • Lajme

    Një nxënës bie nga kati i dytë i një shkolle në Pejë

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 13:54

    Gjatë ditës së sotme, një nxënës nga Peja ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se Policia i është përgjigjur menjëherë rastit.

    “Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!