Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

Rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 20:00, pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.

Reklamë

Sipas policisë, pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”./Reporteri.net/