×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri prej viktimave në Duhël ishte punonjës i komunës së Lipjanit

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 19:13

    Në aksidentin e sotëm në rrugën Shtimje-Suharekë saktësisht në Duhël, pas një aksidenti tragjik, kanë mbetur të vdekur tre persona të cilët ishin duke udhëtuar më një makinë të tipit Golf VI.

    Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Retkoceri e Tmava nga komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në rastin tragjik që ndodhi sot në Duhël.

    Ai përmes telegramit të ngushllimit ka bërë të ditur se Leonard Retkoceri punonte si kamarier në byfen e komunës.

    “Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ngushëllime familjarëve të rinjve. Leonardi punonte si kamerier në byfen e komunës dhe ishte punëtor dhe një ndër djemtë më të mirë që kishim. Ngushëllime!” thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Kryetarit Ahmeti.

    Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë që ka ndodhur brenda disa muajve në Duhël.

    Gjatë verës një familje pesëanëtarëshe nga Suhareka është shuar nga aksidenti në rrugën e njëjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!