Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është nisur për në Mitrovicë.
Mediat kanë publikuar momentin nisjes së policisë drejt Mitrovicës.
Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zv.drejtori i Policisë në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti, por ai nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhin e dërguar.
Reporteri.net ka tentuar të bisedojë edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por as ai nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se nisja e Njësisë Speciale në Veri të Mitrovicës vije pasi serbët atje njoftuan se do të largohen nga të gjithë institucionet e Kosovës.
Policët e këtij komuniteti që ishin në takimin e mbajtur nga Lista Serbe zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.