×
  • Lajme
  • Lajme

    Nova.rs: Atmosferë e tensionuar në takimin Kurti-Vuçiç

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 16:49

    Ngërç mes palëve lajmëroi mediumi opozitar serb “Nova.rs”, duke cituar burimet e tyre brenda takimit të Nivelit të Lartë, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, transmeton “Reporteri.net”.

    Siç shprehet më tutje mediumi, mes Kurtit dhe Vuçiç po zhvillohet, gjithnjë sipas tyre, “atmosferë e tensionuar” dhe se “nuk janë as afër të arriturit të ndonjë pajtimi”.

    Konkludimi i burimeve të këtij mediumi është se palët nuk kanë arritur aspak progres në bisedime as në raundin e dytë të takimit trepalësh.

    “Bisedimet ende nuk kanë dhënë rezultate konkrete, edhe pse situata në terren dhe atmosfera në Kosovë varet prej tyre”, shkruan “Nova.rs”.

    “Të dyja palët janë larg arritjes së një marrëveshje dhe çështja është se a do të ketë ndonjë progres apo jo”, thonë burimet e Nova-s, derisa thonë se pala kosovare është ajo e cila po qëndron me ngulm.

    Thuhet mes tjerash se gjatë qëndrimit dy-ditor të palëve në Bruksel të ketë së paku një marrëveshje për qetësimin e tensioneve në Kosovë

    Konferenca për media e cila fillimisht u lajmërua për në ora 13:00 vazhdoi të shtyhej indefinitivisht ngase palët vazhdonin të ishin brenda takimit.

    Konferenca e shefit të diplomacisë evropiane ende nuk ka nisur pavarësisht lajmërimeve të vazhdueshme.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, siç lajmëroi vartësi i tij Petar Petkoviç, nuk do të adresohet për gazetarë, derisa  u tha se mëngjesi ne së premtes do t’u adresohet qytetarëve serbë nga Beogradi.

    Përveç kësaj, si “sinjal të keq” maçineria e mediave të Aleksandër Vuçiç e lajmëroi thirrjen e presidentit serb ndaj serbëve të Kosovës për të zhvilluar takim në Beograd të dielen në ora 11:00.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar për media sa i përket bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, por se paraprakisht ka lajmëruar se do të qëndrojë për parim të reciprocitetit me Serbinë. / Reporteri.net /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!