Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka njoftuar se nuk rekomandohet certifikimi i kandidatit të PDK-së për kryetar të Deçanit, Koran Mushkolaj.

Sipas Selmanit, Mushkolaj figuron si anëtar i shërbimit të jashtëm, gjë që sipas tij pengon certifikimin. Ai ka theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtoria për Juridik dhe Dokumentim (MPJD) po bën një “interpretim të ngushtë ligjor” për rastin e Mushkolajt.

“MPJD ka bërë një interpretim selektiv të ligjit për Koran Mushkolajn. Korabi prej 1 korrikut 2025 mban funksionin e zyrtarit të lartë ceremonial në departamentin e protokollit të shtetit, një detyrë që hyn në kuadër të shërbyesve civilë dhe jo të shërbimit të jashtëm”, tha Selmani.

Reklamë

Elshani ka bërë të ditur se Mushkolaj ka kërkuar pezullimin e vendit të punës që nga 4 gushti, por pëlqimi nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk i është dhënë.