Imami Fuad Ramiqi tha se nuk e pranon aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën.
Imami tha se Kushtetuta e Kosovës nuk i përshtatet parimeve të tij.
“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë sepse nuk korrespondon me mua”, ka thënë ai në Debat Plus.
Ramiqit, i është kundërpërgjigjur, analisti Dardan Gashi, i cili ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është laike sa i përket besimeve, dhe i jep të drejtë të gjitha feve njësoj.
Gashi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë, që partitë politike ta diskutojnë laicitetin e Kushtetutës së Kosovës.
Ndër tjerash, Ramiqi, foli edhe për grevën në arsim. Ai theksoi se thirrja e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, (BIK), për ndaljen e grevës ka qenë e drejtë.
“Nëse e shihni situatën në Kosovë, në këtë moment, me deklaratën e kreut të BIK-ut, shumë mirë që ka bë thirrje sepse ka bërë thirrje për diçka të mirë, është njerëzore e humane. Ai e ka obligim moral që ta bëjë një thirrje të tillë, të gjithë kanë bërë thirrje edhe ne bëjmë këtu”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.