×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk miratohet amandamenti i propozuar për Ligjin për Paga

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 13:51

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro miratimit të amandamentit për Ligjin për Paga. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar një shumë prej 71 milionë euro që të ruhen si kontigjencë.

    Amandamenti i propozuar nga deputeti Haxhiu për Ligjin për Paga nuk ka marrë besimin nga shumica.

    “Kam propozuar një shumë prej 71 milionë eurove në kuadër të Ministrisë së Financave që të ruhet si kontigjencë. Që në tre-mujorin e vitit të ardhshëm, qeveria të na sjell në kuvend, Ligjin për Pagat. Dhe kjo shumë është e kalkuluar bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese, sa i përket Ligjit të Pagave. Është e paraparë edhe rritja edhe për infermierët, mamitë, por edhe për të gjithë profesionistët shëndetëso. Dhe po kërkoj besimin tuaj dhe votën tuaj që nëse vërtetë e keni në plan si mazhorancë që të sjellin në kuvend Ligjin e Pagave, atëherë është e domosdoshme që të ruhet kontigjenca për zbatimin e këtij Ligji të Pagave”, ka thënë ai.

    Ky amandament nuk është miratuar, meqë kanë qenë vetëm 21 vota për dhe 60 vota kundër. Deputetët e Kuvendit po votojnë një nga një 83 amandamentet e projektbuxhetit për vitin 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!