×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Numërohen gati 80% të votave të Diasporës në Gjakovë, Ardian Gjini e lë shumë mbrapa Ardian Golën

    Reporteri
    20 Tetor 2025 | 11:37

    Janë numëruar 77.78% të votave me postë në Komunën e Gjakovës. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini deri tani ka marrë 806 vota, shkruan Reporteri.net.

    I dyti është kandidati i PSHDK-së, Anton Shala me 386 vota.

    Në vend të tretë del të jetë kandidati i VV-së, Ardian Gola me 299 vota dhe Shefqet Shehu i LDK-së me 242 vota.

    Nga rezultatet e përmbledhura, Gjini i AAK-së aktualisht ka 47.55%, Gola i VV-së 32.09% dhe Shehu i LDK-së 7.86%.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!