×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit shqiptarë duke bërë hartën e Shqipërisë së Madhe – video që po “çmend” serbët

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:48

    Në mediat serbe ka bërë bujë një video ku shfaqen disa nxënës shqiptarë duke bërë një performancë për krijimin e Shqipërisë së Madhe.


    Në fillim të videos mund të shihet një djalë i cili në duar mban në një karton të prerë kufirin e Shqipërisë, dhe pastaj bashkohet me fëmijët e tjerë që shtojnë në kartonin e prerë pjesë të Greqisë, pjesë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, lindjes së Malit të Zi dhe jugut të Serbisë duke krijuar kështu një hartë të Shqipërisë së Madhe, transmeton Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/StariLiberal/videos/1201337796700860/

    Kjo video është publikuar pothuajse në të gjitha mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si shokuese./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!