×
  • Lajme
  • Lajme

    OKB kritikohet nga eksperti i vet për neglizhencën ndaj romëve në Kosovë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 23:12

    Të drejtat e njeriut për shkak të dështimit që të kompensojë qindra familje rome që ishin detyruar të jetonin për shumë vjet të ekspozuar ndaj mbetjeve toksike në Kosovë, e që iu shkaktoi paaftësi e ndoshta edhe vdekje, ka bërë që Kombet e Bashkuara të kritikohen ashpër nga një prej ekspertëve të vet.


    Përjetimet nga rreth 600 familje rome “kërkojnë kompensim individual dhe një kërkimfalje publike nga Kombet e Bashkuara”, ka thënë Baskut Tuncak, një ekspert i Kombeve të Bashkuara për monitorim të rasteve që lidhen me substanca të rrezikshme.

    Në një njoftim, ai ka thënë se është tejet i zhgënjyer nga neglizhenca që Kombet e Bashkuara treguan lidhur me rastin, për të cilin ai ka thënë se e ka vënë në pah integritetin e organizatës.

    Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme nga Departamenti për operimet paqeruajtëse të OKB-së apo zyrave tjera që mund të lidhen me këtë çështje.

    Familjet rome në Kosovë, siç shkruan “New York Times”, përcjell Koha.net, ishin detyruar më 1999 të jetonin në kampe të OKB-së një vit pasi shpërtheu lufta. Kampet ishin krijuar në hapësira të prekura nga mbeturinat e një fabrike të shkrirjes së plumbit.

    Sipas Tuncakut, fëmijët nën 14-vjeç përbëjnë gati gjysmën e popullatës në kampe. Familjet janë ankuar për shumë vjet për mbetjet toksike për shkak se u kishin shkaktuar paaftësi dhe me mundësi edhe sëmundje fatale.

    Kritikat e Tuncakut kanë ardhur tre vjet pasi një panel i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut rishikoi rastin dhe gjeti se Misioni i OKB-së në Kosovë kishte neglizhuar rastin.

    Paneli kishte vendosur në një raport të vitit 2016 se UNMIK-u ishte përgjegjës për ndikimet në zhvillimin e njerëzve që ishin lindur dhe rritur nëpër kampe.

    UNMIK-u kishte marrë veprime për të mbrojtur paqeruajtësit e OKB-së nga ekspozimi ndaj mbeturinave të pluhurit në vitin 2000, por s’kishte bërë asgjë për familjet rome në kampe deri më 2006, ka thënë Tuncak të mërkurën.

    Ndotjet besohet se kanë çuar deri në vdekjen e disa fëmijëve dhe të rriturve. Sipas Tuncakut, edhe banorë të tjerë akoma kanë probleme shëndetësore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!