×
  • Lajme
  • Lajme

    “Open Balkan, ide rifreskuese”, thotë Christopher Hill

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 15:41
    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

    Ballkani i Hapur më pëlqen veçanërisht për shkak se u krijua në Ballkan, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Panairi Ndërkombëtar i Verës që po mbahet në Beograd në kuadër të iniciativës rajonale të Ballkanit të Hapur, Hill tha se është zhvillim interesant, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.

    “Konsideroj se është zhvillim tejet interesat në Ballkan. Është ide e vendeve që të takohet dhe të diskutojnë tema të ndryshme, që çështjet zgjidhin vetiu. Ballkani i Hapur më pëlqen veçanërisht për shkak se u krijua në Ballkan”, deklaroi Christophher Hill.

    Është frymëzuese për shumë arsye, tha ambasadori, derisa shtoi se iniciativa është produkt i vendeve që kanë probleme dhe duan t’i zgjidhin ato.

    Hill-it iu kërkua për të dhënë vlerësimin e tij edhe rreth vendeve skeptike ndaj nismës, përkatësisht Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

    Diplomati amerikan tha se beson se “inicativa quhet [Ballkan] i Hapur, për një arsye specifike”.

    Kjo, tha ai, për arsye qenë e hapur edhe ndaj vendeve tjera.

    “U mbetet atyre, dhe kjo është esenca e Ballkanit të Hapur, se a duan të hyjnë, se sa duan të marrin nga ‘menyja’ e saj, nëse duan diçka ‘a la carte’ (ekstra nga menyja) nga ato ide. Është një ide rifreskuese”, ka thënë ambasadori amerikan.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në hapjen e panairit në Beograd tha se nisma “Ballkani i Hapur” filloi si vizion i bashkëpunimit rajonal në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se tani është një mundësi për vendet e rajonit për t’u përballur bashkërisht me të gjitha sfidat.

    “Kjo është arsyeja pse ne do të përdorim çdo mundësi për t’u lidhur dhe për të marrë mundësi të reja sepse rrugët e reja janë hapur para nesh, rrugë që lidhin dhe zhvillojnë rajonin. Ka ardhur momenti për të siguruar një standard më të mirë jetese për qytetarët tanë, kjo është detyra jonë.” theksoi ai.

    Ai tha se nuk do të ndalet kurrë së punuari për hapjen e kufijve të Ballkanit dhe se synimi i tij përfundimtar është që kufijtë mes vendeve të rajonit të hiqen sepse siç thotë ai, qytetarët e meritojnë.

    Në këtë takim të Open Balkans, shtetet pjesëmarrëse të nismës do të nënshkruajnë marrëveshje trepalëshe për sigurinë ushqimore.

    Në cilësinë e vëzhguesit po merr pjesë edhe kryeministri në mandatit teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!