×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, shenjë proteste ndaj pushtetit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 13:46

    Opozita është shprehur kundër votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Kjo për shkak se kanë shprehur pakënaqësi me pushtetin, që sipas tyre, nuk po sillen mirë.

    Arben Gashi i LDK-së ka paralajmëruar se jo vetëm sot, por me mosvotim të marrëveshjeve ndërkomëbtare do të vazhdojnë edhe më tej nëse pushteti sillet njëjtë.

    “Ne si grup i kemi shqyrtuar këto marrëveshje ndërkombëtare dhe në parim nuk jemi kundër këtyre marrëveshjeve por meqenëse shumica qeverisëse nuk tregoi kurrfarë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me opozitën, mënyra se si u sollët sot dhe si e imponuat agjendën ne si grup parlamentar deklarojmë për asnjërën nga marrëveshjet ndërkombëtare sot nuk respektojmë. Nëse vazhdoni me këtë sjellje ne do të vazhdojmë të mos marrim pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.

    Shefi i Grupit të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk mund të votojë kur mazhoranca nga ana tjetër nuk po i merr parasysh kërkesat e opozitës.

    “Si GP kemi kërkuar për konsensus parlamentar pavarësisht dallimeve. Kemi qenë në favor të marrëveshjeve por meqë kemi një sjellje të tillë të mazhorancës kur nuk po i merrni parasysh për asnjë moment kërkesat tona si parti opozitare atëherë normalisht që edhe neve nuk na mbetet tjetër që tu themi bashkëpunoni me partnerët tuaj të komuniteteve tuaja jo shumicë ashtu siç i bëtë votat për t’i futur në rend të ditës disa pika”, tha Tahiri.

    Kurse, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në shenjë proteste për qasjen e pushtetit, nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Ne jemi deklaruar si GP që në çfarëdo rrethane i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare megjithatë po ndodhin disa probleme që kur po dakordohemi për disa çështje kur po vijmë në votim çështjet po ndryshojnë. Ne diskutuam si grup në shenjë proteste në shenjë mospajtimi me këtë qasje të mos i votojmë sot këto marrëveshje ndërkombëtare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!