Një pyetje mbi orën që kishte zgjedhur të mbante në dorë i dha Mark Zuckerberg mundësinë të fliste për një prej emrave më të rrallë të orëndreqjes moderne. Gjatë një aktiviteti të Meta-s, themeluesi i kompanisë u pyet për modelin e orës dhe zbuloi se ajo ishte një krijim i orëndreqësit me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi.
Bëhet fjalë për Chronomètre Contemporain I, një prej modeleve që ka ndihmuar në konsolidimin e reputacionit të Rexhepit mes koleksionistëve të orëve të nivelit të lartë.
“Është një krijim i Rexhepit. Është fantastike!”, tha Zuckerberg, duke treguar orën që kishte zgjedhur.
Ahead of the big annual @Meta conference, Zuckerberg answered yesterday some short questions and revealed he wears Rexhep Rexhepi watches, the Kosovo-born watchmaker who has become one of the most celebrated watchmakers in the modern era. https://t.co/WqaG9i3FCA
— Petrit Selimi (@Petrit) September 24, 2026
Përtej dizajnit dhe mjeshtërisë së saj, modeli ka një histori të veçantë edhe sa i përket vlerës në treg. Chronomètre Contemporain I u ofrua fillimisht me një çmim rreth 55-60 mijë dollarë, ndërsa vite më vonë një ekzemplar i këtij modeli është shitur në ankand për rreth 1.26 milionë dollarë.
Ora e Zuckerberg është e pajisur me një kasë prej floriri rozë 18-karatësh dhe një fushë të zezë të punuar me smalt përmes teknikës tradicionale “grand feu”. Kjo metodë kërkon pjekjen e smaltit në temperatura shumë të larta dhe përdoret për të krijuar sipërfaqen karakteristike të fushës