×
  • Lajme
  • Lajme

    Organet e sigurisë alarmojnë KQZ’në për sulme në ditën e zgjedhjeve në veri, paralajmërohet edhe rreziku që nxënësit të keqpërdoren

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 18:23

    Një raport i organeve të sigurisë u ka shkuar të enjten KQZ-së në lidhje me organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës. I njëjti është shqyrtuar sot, në mbledhjen e anëtareve të KQZ’së, së bashku me rekomandimet tjera rreth organizimit të votimeve të parakohshme për Kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Zveçan e Leposaviq. 

    Raporti i organeve të sigurisë, përmes sugjerimeve që i jep KQZ’së, alarmon për skenarë të ndryshëm që mund të shkaktojnë strukturat paralele të serbeve në veri, në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale të 22 prillit në komunat veriore të vendit.

    Raporti të cilën e ka parë gazeta online Reporteri.net alarmon për mundësinë e sulmeve dhe protesta në qendrat që KQZ-ja i kishte parë si qendra vendvotimi të mundeshe, në ditën e zgjedhjeve. Madje, autoritetet e sigurisë në vend kanë informacione se për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve në veri, strukturat paralele mund të keqpërdorën edhe nxënësit e shkollave në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. Kjo duke i thirrur nxënësit që më 23 prill të paraqitën në shkollat të cilat KQZ-ja i kishte paraparë si qendra votimesh, me pretekst që kanë humbur mësim gjatë ditëve kur veriu ishte nën barrikada.

    Po ashtu, raporti të cilin e ka parë gazeta online Reporteri.net alarmon KQZ-në dhe institucionet tjera vendore për mundësinë e sulmit dhe djegies së depovve komunale dhe zyrave të KKZ’së në ditën e zgjedhjeve në veri. Sikurse që paralajmërohet edhe mundësinë që qytetarët të sulmohen apo kërcënohen para, gjatë apo pas votimit.

    Këto rekomandime kanë çuar KQZ’në para vendimit që u morr sot që më 23 prill të hapen vetëm 6 nga 44 qendrat të votimeve sa janë të dispnonueshme dhe ishin paraparë të hapeshin të dielën e ardhme të zgjedhjeve në veri.

    Në vend të tyre, KQZ, të premten, vendosi që në ditën e zgjedhjeve në veri të hapë 13 kontenjera si qendra votimi.

    Katër kryetarët e 4 komunave veriore u dorëhoqen në nëntor të vitit të shkuar pasi Lista Serbe vendoi për largim nga institucionet e Kosovës pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

    Pos dorëheqjeve, në veri të vendit për javë të tëra pasojë edhe kriza e barrikadave të vendosura nga njerëz me maska.

    Zgjedhjet fillimisht ishin paraparë të mbaheshin dhjetorin e vitit të kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh e strukturash paralele atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

    Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!