Në përfundim të mandatit të komandantit italian të KFOR-it, Enrico Barduani, presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake.
Presidenca tha se medaljen Osmani ia dha Barduanit javën që shkoi dhe se ajo shërben si simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.
“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, thotë Presidenca.


Presidentja Osmani dhe komandanti Barduani patën edhe një darkë pune para disa ditësh. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




