Moti të premten do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Reklamë