Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka caktuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Osmani tha se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Presidentja i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e ekzekutivit të ri, duke theksuar se pret që puna e qeverisë të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit.
“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, ka shtuar Osmani.