×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani ia thotë Lajçakut: Do të vendosim vija të kuqe në dialog, s’lejojmë të negociohet për kufijtë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 9:07

    U.D e presidentes, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Emisarin  e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.


    Osmani ka thënë se me Lajçak kishin një diskutim shumë përmbajtësor për dialogun me Serbinë.

    Osmani ka thënë se ia ka bërë të qartë Lajçakut se procesi i dialogut duhet të ketë një rishikim  dhe të fillojë një kapitull i ri në këtë proces, shkruan Reporteri.net.

    “E patëm një diskutim shumë përmbajtësor. E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, i cili ndër të tjera do të ndihmojë që republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë aktual. Është shumë me rëndësi që sapo të konstituohen institucionet e reja ë gjitha informatat për këtë proces të ju drejtohen institucioneve të reja në mënyrë që të gjithë ato marrëveshje që janë arritur të shikohen se deri ku kemi arritur me zbatimin e tyre”, tha Osmani.

    Osmani po ashtu u shpreh se do të vendosen vija të kuqe në dialog të cilat nuk lejojnë të diskutohet për kufijtë e Kosovës, siç ka ndodhur më parë.

    “Ne besojë që duhet të hapet një kapitull i ri në këtë proces, në vendosjen e vijave të kuqe të cilat nuk lejojnë të diskutohet për kufijtë e Kosovës. Është shumë me rëndësi që në këtë proces të kemi një koordinim shumë të afërt me opozitën. Presim koordinim të madh në mes të SHBA dhe BE-së në këtë proces. Kosova gjithnjë e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për të gjithë fqinjët e saj., Është koha që në Bruksel e kudo të kërkohet përgjegjësi nga Serbia për krimet që ka kryer dhe të kërkohet drejtësi”, u shpreh Osmani. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!