×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kosova beson në vlerat e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 15:52

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëherësh ndihmës administratore e UNDP-së, Mirjana Spoljaric – Egger, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës që nga vitit 1999.

    Sipas Presidentes Osmani, me këtë mbështetje UNDP-ja ka kontribuar në rritjen e perspektivës së zhvillimit në vend dhe në këtë kontekst ka përmendur se pandemia ka goditur shumë biznese të udhëhequra nga gratë.

    “Ajo ka theksuar nevojën e përfshirjes më të madhe të grave në tregun e punës për të realizuar potencialin e plotë për zhvillim ekonomik të një vendi. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.

    Më tej, në njoftim thuhet se në takim me Spoljaric- Egger, presidentja Osmani ka theksuar se për një zhvillim të qëndrueshëm, duhet të investohet në kapitalin njerëzor. Sipas saj, objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përfaqësojnë një udhërrëfyes për një mirëqenie më të mirë.

    “Të dy bashkëbisedueset kanë folur edhe për transformimin digjital, tranzicionin në energjinë e gjelbër dhe financimin inovativ. Ne këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi nevojën për financim të konsiderueshëm për të realizuar tranzicionin e drejtë energjetik në Kosovë, i cili ka në konsideratë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe koston e përballueshme të energjisë për qytetarët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!