Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në platformën “X”, e para e vendit ka thënë se sot do të flas për zhvillimet e fundit në vendin tonë, si dhe agresionin serb të 24 shtatorit në fshatin Banjskë.

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Osmani në “X”.

Reklamë

Reklamë

Në njoftimin sotëm të Presidencës u tha se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Tutje u tha se para takimit të Këshillit të Sigurimit, presidentja pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi do të mbahet sonte në ora 21:00 me kohë të Kosovës, ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut.

Para fillimit të kësaj seanca, shqiptaro-amerikanët protestojnë kundër terrorizmit të Serbisë.

Reklamë

“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan do të protestojë para Selisë së OKB-së në Sheshin Dag Hammarskjöld në Nju Jork për t’i dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit dhe luftënxitëse të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës dhe Ballkanit”, njofton komuniteti Shqiptaro-Amerikan, i përbërë nga më shumë se njëqind shoqatave të ndryshme të këtij komuniteti nga vende të ndryshme të SHBA-së./Reporteri.net/